Ky model është projektuar posaçërisht për çiftet që kërkojnë ekuilibrin perfekt mes butësisë luksoze dhe mbështetjes strukturore afatgjatë. Teknologjia e tij bazohet në sistemin inovativ të sustave të pavarura (Pocket Springs), ku çdo sustë punon në mënyrë individuale brenda “xhepit” të saj të tekstilit. Kjo do të thotë se “Anatomik Double” reagon në mënyrë të izoluar ndaj çdo lëvizjeje: nëse partneri juaj lëviz apo ngrihet nga krevati, ju nuk do të ndjeni asnjë lëkundje në anën tuaj, duke garantuar një gjumë të pandërprerë.
Specifikat Teknike & Përmasat:
- Lartësia totale: 25 cm (Strukturë premium me shumë shtresa).
- Përmasat standarde: 160×200 cm / 180×200 cm (I disponueshëm edhe me përmasa custom).
- Shtresat e brendshme: 800+ susta individuale për m², shtresë komforti me sfungjer elastik 4cm, dhe veshje izoluese me veltër të presuar.
- Materiali i jashtëm: Pëlhurë pambuku organike, e trajtuar me teknologjinë Aloe Vera për butësi maksimale ndaj lëkurës.
- Ventilimi: Sistemit anësor me rrjetë 3D që lejon qarkullimin e ajrit 360 gradë.
- Kapaciteti i peshës: Mbështet deri në 120kg për person pa humbur formën anatomike.