fbpx
Back to top
Share

Rreth Nesh

MEGAFLEX

02.

Për një gjumë të rehatshëm

Gjatë gjumit trupi ynë rigjenerohet totalisht dhe eliminon toksinat, prodhon hormonin e rritjes, eliminon stresin, rigjeneron
qelizat muskulare, stimulon sistemin imunitar, optimizon forcën për të kuptuar dhe memorizuar. Natyrisht që janë shumë
faktorë të cilët na bëjnë të pushojmë mirë, siç bën pjesë edhe aktiviteti fizik i përditshëm, një ushqim i lehtë jo energjik për
darkë, të marrim sasinë normale të ujit para se biem për të fjetur. Por elementi kryesor për të evituar bezdisje ose shqetësime
gjatë gjumit, nga ato më elementaret e deri tek ato më problematiket, është sigurisht zgjedhja e dyshekut, i jastikëve dhe
suporteve më të përshtatshme për nevojat tona.

03.

Çfarë duhet të ketë një dyshek i mirë për të garantuar një aktivitet rigjenerues të përshtatshëm:

1. Të jetë mirëprites dhe komod, ti përshtatet trupit tonë në të gjitha pozicionet gjatë gjumit.
2. Të garantojë një mbajtje të kalibruar në funksion të peshës që trupi jonë praktikon kur është i shtrirë dhe i
relaksuar.
3. Të thithë dhe të zhdukë lagështinë e trupit tonë përmes ajrosjes.
4. Na mbron nga ftohti në dimer dhe nga vapa në verë duke krijuar kështu një mikro klime ideale.
5. Te ruajë gjëndjen higjenike, duke evituar kështu microorganizma të rrezikshëm për shëndetin tonë.
6. Të permbajë të gjitha cilësitë e nje produkti sa më jetëgjatë.

01.

Historia dhe Filozofia

Është një rrugëtim i gjatë, sa i bukur dhe i vështirë, i mbushur plot me arritje, sfida por edhe ulje-ngritje të cilat me kalimin e
viteve dhe rritjen e ekperiencës bën që të jemi të suksesshëm në punën tonë. Jemi të bindur për këtë, kjo jo si pasojë e
investimeve që shtohen nga viti në vit, me produkte origjinale dhe me shumëllojshmëri unike në treg.
Arritja jonë më e madhe është klienti, ato vijnë e shtohen dita ditës. Bashkëpunimi me klientin na ka bërë që të plotësojmë
kërkesat e tyre dhe të përmirësojmë problematikat që dalin, të jemi gjithë kohës koherent me kërkesat e tregut, të shpejtë në
dorëzimin e porosive. Luftojmë shumë që të rrespektojmë gjithmonë shprehjen “Klienti ka gjithmonë të drejtë”.

Kompanite Prestigjoze Italiane.

Megaflex Dysheke - Albania

MEGAFLEX eshte distributor ekskluziv per Shqiperine, i tete brandeve Italiane. Operon ne fushen e gjumit prej me shume se dy dekadash me shumellojshmeri produktesh si: Dyshek, Zgara-Ortopedike, Jastek, Aksesor gjumi. Komforti, cilesia, cmimi dhe perqasja me te gjitha kerkesat dhe mundesite e klienteve, na bejne ne me te miret. Megaflex, produkte vetem Made in Itali. Planeti i enderrave, per nje gjume te shendeteshem.