fbpx
Back to top
Share

Garanci & Mirembajtje

PËRDORIM DHE MIRËMBAJTJE

PËRDORIMI DHE MIRËMBAJTJA

Është e rëndësishme të kujdesesh për dyshekun tënd. Gjatë javëve të para të përdorimit, mbushiet brënda mund të krijojnë shirita tek pjesa e shpatullave dhe pjesa e vitheve. Kjo gjë është apsolutisht normale dhe nuk ka të bëj me një difekt të dyshekut. Duke e kthyer rregullisht dyshekun, zvogëlon këtë efekt duke bashkëpunuar kështu në një konsum uniformë të dyshekut. Në përgjithësi është e këshillueshme të rrotullohet dysheku cdo 15 ditë për të evituar kështu lagështirën që mund të krijohet.

CFARË TË BËJMË

Kur zgjohemi në mëngjes, duhet të heqim mbulesat për të lënë kravatin të ajroset. Trupi i njeriut natën lëshon 1/3 e një litri të lagështisë dhe dysheku duhet të thahet dhe të marrë ajër për të paktën 20 min përpara se të rregullohet. Është e nevojshme përdorimi i këllëfit të dyshekut për të evituar njolla, mbajnë dyshekun të pastër dhe mund të hiqen në mënyrë që të lahen kur është e nevojshme. Për fëmijët më të vegjël dhe për personat me probleme shëndetësore është mirë të vendosim një këllëf dysheku mbrojtës nga lëngjet. Kur dysheku është i ri ose prej shumë kohësh i pa përdorur, është normë e mirë të lihet disa orë i zbuluar. Dysheku duhet përdorur apsolutisht në një mbështetje (sustë, krevat ortopedik ose rete) të ajrosur të cilat lejojnë avullimin e lagështirës trupore. Për modelet sfoderabile rekomandohet larja e riveshjeve ekskluzivisht në bazë të mënyrës së treguar në etiketë. Për të hequr pluhurin nga dysheku duhet pastruar me delikatesë ose duhet një fshesë korenti me fuqi të vogël

CFARË NUK DUHET BËRË

Nuk duhet të lini mbështjellësen e plastikës së dyshekut tek dysheku i ri. Në rast të shpërnguljes nga shtëpia, duhet të siguroheni që njerëzit që do ta transportojnë mos ta palosin, të mos i sforcojnë dyshekët dhe mos kërkoni kurrë ta sforconi duke e vendosur në një bagazh të makinës ose sipër makinës ku dysheku nuk qëndron lirshëm. Nëse keni një batanije me korent përdoret vetëm duke lexuar instruksionet e prodhuesit. Mos lejo fëmijët të kërcejnë mbi dyshekë, mund ta prishin. Mos përdor kurrë një dyshek në një mbështetje (suste, krevat ortopedik ose rete) jo të përshtatshme, kjo do të shkurtojë jetëgjatësinë e dyshekut. Mos e lagni dyshekun, në raste incidenti, duhet të merni menjeherë masat për të evituar që uji ose lëngjet e tjera të penetrojnë në mbushjet e dyshekut. Në qoftë se dysheku bëhet pis seriozisht, p.sh. në raste sëmundje, këshillohet ta ndërroni dyshekun. Mos përdorni avullues ose sterilizues me avull. Kjo lloj mirëmbajtje e shton lagështirën dhe nuk e
zgjidh problemin e baktereve. Evitoni apsolutisht përdorimin e tretësve, tharëse flokesh ose hekur për hekurosjeje.

FLETË GARANCIE

  • Çdo dyshek Megaflex është ndërtuar me shumë kujdes, duke përdorur materiale të cilësisë më të lartë dhe të respektueshme për mjedisin: një produkt i krijuar për të zgjatur me kalimin e kohës dhe për të siguruar një gjumë të shëndetshëm e të qetë çdo natë.
  • Dysheku që rezulton jo-i-përsosur për defekt konstruksioni ose strukturimi do të ndërrohet ose riparohet në kohën që përmban ligji. (24 muaj)
  • Megaflex mban garanci për produktin 2 vjet.
  • Megaflex importon 100% të produkteve nga Italia. Në rast defekt/problem produkti tërhiqet nga klienti (me kosto transporti), ose klienti e kthen vetë produktin në ambientet tona, për tu dërguar në burim (Furnitori Mëmë).
  • Produkti duhet të vijë ose kur të tërhiqet nga stafi ynë, duhet të jetë i ambalazhuar shumë mirë nga klienti, në mënyrë që mos të dëmtohet apo bëhet pis.
  • Kosto e transportit është gjithmonë në ngarkim të Blerësit.
  • Nuk merret parasysh garancia nëse dysheku nuk do të ketë një bazë mbështetje (Zgarë me rriga, Krevat Ortopedik, Rete) të përshtatshme, në gjendje të mirë, dhe harkim të konsumuar nga përdorimi.
  • Garancia nuk përfshin ngjeshjen normale që mund të bëjnë mbushjet e dyshekut me kohën, të cilat nuk kompromentojnë eficiencën e produktit.
  • Ne rezervojmë të drejtën që një nga përfaqësuesit tanë të kontrollojë ekzistencën dhe natyrën e defektit të raportuar në banesën tuaj, nëse defekti nuk është gjetur, ose nuk i atribuohet prodhimit dhe/ose konformitetit, do t’ju kërkohet të paguani tarifën fikse të thirrjes.
  • Gjithashtu garancia nuk është e vlefshme nëse pëlhura e dyshekut është e dëmtuar ose higjenikisht e kompromentuar.
  • Garancia është e vlefshme apsolutisht vetëm për atë klient që ka kryer blerjen.
  • Mbështjellja e qeses është e përjashuar nga garancia.
  • Të gjitha shpenzimet e transportit janë në ngarkim të blerësit (KLIENTIT).
  • Blerësi ka detyrimin të ruaj për kohën e garancisë, certifikatën e garancisë dhe titullin e shitësit. Në çdo korrispondencë direkte me DISTRIBUTORIN, klienti duhet të japi gjithmonë të dhënat e shitësit.
  • Për çdo mosmarrëveshje të mundëshme ligjore, do të përdoret si referent gjykata e Durrësit (AL).