Nuk duhet të lini mbështjellësen e plastikës së dyshekut tek dysheku i ri.
Në rast të shpërnguljes nga shtëpia, duhet të siguroheni që njerëzit që do ta transportojnë mos ta palosin, të mos i sforcojnë dyshekët dhe mos kërkoni kurrë ta sforconi duke e vendosur në një bagazh të makinës ose sipër makinës ku dysheku nuk qëndron lirshëm.
Nëse keni një batanie me korent përdoret vetëm duke lexuar instruksionet e prodhuesit.
Mos lejo fëmijët të kërcejnë mbi dyshekë, mund ta prishin.
Mos përdor kurrë një dyshek në një mbështetje (suste,krevat ortopedik ose rete) jo të përshtatëshme, kjo do të shkurtojë jetëgjatësinë e dyshekut.
Mos e lagni dyshekun, në raste incidenti, duhet të merni menjeherë masat për të evituar që uji ose lëngjet e tjera të penetrojnë në mbushjet e dyshekut.
Në qoftë se dysheku bëhet pis seriozisht, përshembull në raste sëmundje, këshillohet ta ndërroni dyshekun.
Mos përdorni avullues ose sterilizues me avull. Kjo lloj mirmbajtje e shton lagështirën dhe nuk e zgjidh problemin e baktereve.
Evitoni apsolutisht përdorimin e tretësve, tharëse flokesh ose hekur për hekurosjeje.