Gjatë gjumit trupi jonë rigjenerohet, totalisht. Gjatë fazës së gjumit trupi ynë eliminon toksinat, prodhon hormone e rritjes, eliminon stresin, rigjeneron qelizat muskulare, stimulon sistemin imunitar, optimizon forcën për të kuptuar dhe memorizuar. Natyrisht që janë shumë faktorë të cilët na bëjn të pushojmë mirë, ku bën pjesë aktiviteti fizik I përditshëm, një ushqim të lehtë jo energjik për darkë, të pimë një sasi normale të ujit para se biem për të fjetur. Por elementi i parë për të evituar bezdisje ose shqetësime gjatë gjumit, nga ato me banale deri tek ato më të bezdisurit, është sigurisht zgjedhja e dyshekut, i jastikëve dhe suporteve më të përshtatshëm për karakteristikat tona. Një dyshek i mirë për të garantuar një aktivitet rigjenerues të përshtatshëm duhet të ketë:
- Të jetë mirpritës dhë komod, ti përshtatet trupit tonë dhe ta mbajë në të gjitha pozicionet e gjumit
- Të garantojë një mbajtje të kalibruar në funksion të peshës që trupi jonë praktikon kur është i shtrirë dhe i relaksuar
- Të thithë dhe të zhdukë lagështinë e trupit tonë përmes ajrosjes
- Duke na mbrojtur nga ftohti në dimër dhe nga vapa në verë duke krijuar kështu një mikro klimë ideale
- Duke mbajtur vëndin që kemi pushuar higjenik dhe duke evituar keshtu mikro-organizma të rrezikshëm për shëndetin tonë
- Duke mbajtur të gjitha kualitetet në jetëgjatësi